ARGJENTINE

Në shtatë vjet një djalë i ri iu nënshtrua 11 operacioneve plasitke me qëllimin e vetëm për t’u bërë si Michael Jackson. Ai është 22- vjeçari Leo Blanco, me origjinë nga Buenos Aires dhe siç e shihni dhe në foto është kthyer në një prej sozive të ish-mbretit të popit. Në fotot e publikuara në Instagram shohim ndryshimin e madhe që ka pësuar i riu pas operacioneve plastike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Më vjen turp, por ja si kam qenë në moshën 12-vjecare dhe ja si jam sot”- shkruan Leo Blanco në krah të fotove të tij. Fotoja ka marr mbi 2 mijë pëlqime dhe shumë komente të ndryshme që e kritikojnë të riun.

Disa ndjekës i bëjnë të ditur 22-vjecarit se kjo dëshira e tij e madhe për t’i ngjarë sa më shumë Michael Jackson mund të jetë dhe shumë e rrezikshme.

“Nëse vërtetë do t’i ngjash atij përpiqu që të këndosh si ai” është një koment. “Po ekzagjeron shumë me operacionet plastike dhe në këtë mënyrë po rrezikon dhe jetën tënde”- ishte një tjetër koment. “Nuk e kuptoj pse e bërë një gjë të tillë, ishe më i mirë dhjetë vjet më parë”- është një tjetër koment.

Për të arritur qëllimin e tij Leo ka shpenzuar rreth 26 mijë euro dhe nuk është akoma i kënaqur. “Çdo ndërhyrje plastike më afron më shumë me abjektivat e mia, por më duhet të bëjk edeh të tjera”- thënë 22-vjecari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb