Dani Alves nuk është përmbajtur aspak me festën e tij pas fitimit të Kupës së Italisë mbrëmë kundër Lacios.

Braziliani i cili u largua nga Barcelona verën e vitit të shkuar, është bërë protagonist i një video mjaft interesante së bashku me gazetarin e “Juventus TV”. Ky i fundit po raportonte nga “Stadio Olimpico” në përfundim të ndeshjes kur i “çmenduri” Dani i shkëput për disa çaste nga shokët e ekipit për t’ju hedhur në qafë gazetarit, raporton “TUTTOSPORT”.

Me të drejtë një festë e këtij lloji e 34-vjeçarit që në një moshë të tillë po bën një sezon fantastik me Juventusin. Edhe në finale arriti të linte gjurmë duke shënuar golin e parë në portën e Thomas Strakoshës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: