Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë ceremonisë shtetërore të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në nder të Isamil Kadaresë, ai u shpreh se se Kadareja e meritonte që të nderohej me një ceremoni shtetërore dhe të kishte një banesë ku të prehej në paqe.
Teksa rrëfen bisedat që ka pasur me Kadaresë, kryeministri shprehet se tani e kupton se përse ai nuk vazhdoi të shkruante më, sepse i ka thënë të gjitha me penën dhe shkrimet, thotë Rama.
Gjithashtu Rama thotë se detyra jonë tashmë është ta përcjellim me nderime dhe se do ketë përpjekje për të mos e zhgënjyer, sepse Kadareja jetonte për Shqipërinë dhe e donte shumë atë.
Rama:
‘‘E gjitha kjo duket si një novelë e pashkruar, si dikur burgu që I futën në shpi të vdekur për së gjalli, duket si novelë mënyra si u trajtuan shkrimtarët dhe artistët e mëdhenj.
Por s’mund të mungojnë në këtë novelë edhe plot të tjerë të varrosur e ç’varrosur.
Në rolin e nënpunsit nga qeveria mendova qe po të bënim një kullë mbrapa Skënderbeut për të gjithë emrat e mëdhenj do ta mbyllnin.
Pastaj u ndala i tmerruar se pash numrin e papërballueshëm të kërkesave të shumta për idenë ku ta varrosnim.
I dashur Ismail nuk ta tregoj do t sa do doja të ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më tha mendja për tu marr me varrimin tënd.
Por së paku faleminderit që më dhe atë përgjigjen që s’ta mora kur ishe gjallë më thoje nuk shkruajë më sepse i kam thënë të tëra.
Më dukej mëkat që pena e tij rrinte e nuk shkruante më, por sot them që pena e tij i ka thënë të gjitha .
Kam bindjen që ky vend nuk do e zhgënjej kurrë, Kadareja tha se jetoj për të e ky vend për të do të jetojë”, u shpreh Rama.