Të gjithë e njohim Genc Prelvukajn si një këngëtar të talentuar, mirëpo ditën e sotme është shënuar një kthesë në karrierën e tij.

Partneri i këngëtares së njohur Eni Koçi, është emëruar udhëheqës i shoqatës APIK.

Kjo e fundit për të gjithë ata që nuk e dinë, është një shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.

Kompozitori Florent Boshnjaku në rrjetin social Facebook ka shpërndarë me të gjithë lajmin në fjalë, duke shkruar: “Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës së autorit në vendin tonë!” Rikujtojmë se Genci më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Kulturës.

Lidhur me pozicionin e tij të ri, ka reaguar edhe Eni, e cila në një postim në Insta Story shkruan se është krenare për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb