SPANJË– Një turiste ka humbur jetën në Ibiza pasi ra nga një shkëmb i lartë disa metra.

Ngjarja aksidentale ndodhi në momentin kur i dashuri i 29-vjeçares Dimitrina Dimitrova i propozoi për martesë pranë një shkëmbi, ndërsa si pasojë e gëzimit vajza ka rrëshqitur dhe ka rënë nga disa metra lartësi duke humbur jetën.

Policia tha se 29-vjeçarja vdiq pasi humbi kontrollin duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Ajo ishte e gjallë kur arritën mjekët por se disa minuta më vonë kishte ndërruar jetë.

Çifti ishte nga Bullgaria, ndërsa ishin me pushime në Ibiza.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: