Ish futbollisti francez, David Trezeguet, është gjobitur dhe denoncuar nga policia e Torinos, pasi është kapur duke i dhënë makinës nën efektin e alkoolit.


Për Trezeguet, thuhet se i është tërhequr edhe patenta e drejtimit të makinës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje.
Trezeguet, sulmues i Juventusit dhe i kombëtares franceze, ishte në drejtimin e një makine tip Jeep kur është ndaluar nga policia rrugore.


Gjatë kontrollit ai ka debatuar gjatë me policët. Sipas asaj që raporton ‘il Corriere’ e Torinos, në fillim Trezeguet ka refuzuar të bëj testin e alkoolit dhe vetëm pas një ore pranoi, duke e përsëritur disa herë për të qenë i sigurt.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb