Një shtetas turk ka përfunduar në pranga pasi efektivët e policisë e kanë konstatuar të dehur duke drejtuar makinën.

Sipas një komunikate për shtyp, shtetasin turk Z. G., 26 vjeç, banues në Turqi ka kundërshtuar edhe efektivët e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Teksa është arrestuar dhe do të përballet me akuzat, materialet kanë kaluar tashmë pranë prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin turk Z. G., 26 vjeç, banues në Turqi, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: