I dehur nga triumfi në Champions, Juventus shënon humbjen e parë sezonale në Serinë A. Me shumë lojtarë të lënë pushim, mes tyre edhe Kristiano Ronaldo, heroi i fitores kundër Atletiko Madrid në mesjavë, skuadra bardhezi u dorëzua 2-0 në fushën e Xhenoas. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, “Zonja e Vjetër” gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56-të. Paulo Dibala kaloi bardhezinjtë në epërsi, por sistemi VAR anuloi golin e sulmuesit argjentinas.

1b749c28 22a0 4b4a 92b0 5cfdff40dba0
1b749c28 22a0 4b4a 92b0 5cfdff40dba0

Surpriza e madhe në ndeshjen e parë të së dielës në kampionatin italian, nisi të ndërtohej në minutën e 72-të, kur Sturaro kaloi vendasit në epërsi. Të kota përpjekjet e Juventusit, që do dorëzohej përfundimisht në minutën e 81-të. Pandev shënoi golin e dytë për Xhenoan dhe vulosi fitoren e skuadrës së tij. Kjo ishte humbja e parë e kryesuesëve të Sërisë A në këtë sezon të kampionatit, por nuk është një dramë, pasi diferenca me ndjekësit më të afërt të Napolit është e madhe dhe askush nuk mund t’ia heqë nga duart titullin kampion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb