LIBRAZHD

Policia e Librazhdit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda në një familje duke vënë në pranga një 41-vjeçar i cili për orë të tëra ka terrorizuar familjarët.

Sipas të dhënave zyrtare, policia e Librazhdit pas marrjes së njoftimit se një shtetas në gjendje të dehur ushtronte dhunë fizike ndaj nënës dhe kërcënonte me thikë vëllain se do ta vriste, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke bërë të mundur neutralizimin e personit si dhe sekuestrimin e armës së ftohtë thikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin V.M., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb