I dëmtuar apo jo? I mërzitur se nuk ndjehet më i vlerësuar, apo gati të japë gjithçka për kombëtaren, siç thotë vetë ai? Pyetje që nuk kanë marrë përgjigje as në intervistën e Taulant Xhakës për të përditëshmen “Panorama Sport”, vetëm një ditë pasi në fillim Reja dhe më pas mesfushori mohuan të kishte në çështje në skuadrën kuqezi.

14 Nentor
14 Nentor

Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, futbollisti ndërhyn sërish “me takat lart”, nëse do të flisnim me një zhargon futbollistik, për të ndezur sërish polemikat. Xhaka nuk e fsheh aspak zhgënjimin se si në dy ndeshjet e fundit u la në listën e pritjes, teksa zbulon se do të ishte sërish kështu për dy përballjet e nëntorit, nëse Abrashi nuk do të dëmtohej.

Fussball Europa League Fc Basel Lech Poznan
Fussball Europa League Fc Basel Lech Poznan

Më pas ai flet për njerëz që kanë harruar kontributin e tij në kombëtare dhe për të tjerë që nuk i thonë të vërtetën trajnerit Reja. Pavarësisht këmbënguljes së gazetarit, ai e bën këtë pa treguar emra. Pra, thotë gjysmë të vërteta, që ngrenë më shumë dyshime nëse qëndrimi jashtë skuadrës lidhet me një dëmtim, apo me një refuzim personal të Taulant Xhakës ndaj ftesës për t’u grumbulluar mes 26 futbollistëve për ndeshjet ndaj Andorrës dhe Francës.

Taulant Xhaka 1
Taulant Xhaka 1

Këtë e dinë vetëm trajneri Reja, që mohoi të kishte një “revoltë” kuqezi dhe sigurisht Xhaka, që do ta zbulonte vetëm duke thënë të gjithë të vërtetën e tij. Por, futbollisti duket se ka ndërmend të mos e bëjë këtë, ndërsa e sigurt është që një në kombëtaren shqiptare ka një çështje që mban emrin e tij. I dëmtuar apo jo, e sigurt është gjithashtu si Taulant Xhaka ka humbur ndjeshëm pozitat e tij në hierarkinë e përfaqësueses kuqezi dhe sigurisht kjo nuk e bën të lumtur… Sa I përket tifozëve, që futbollisti thotë se nuk harrojnë kontributin e tij në kombëtare, po ata meritojnë të dinë të vërtetën, por ama të gjithë të vërtetën e mungesës së tij…
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: