Gleison Bremer po kalon një periudhë të vështirë, me mbrojtësin e Juventusit që prej dy muajsh është i lënduar. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bremer shprehet se më e keqja ka kaluar dhe se mezi pret të luajë sërish me bardhezinjtë.

“Tani ndihem mirë, më e keqja ka kaluar dhe po rikuperohem gradualisht. Jam jashtë fushe prej pothuajse dy muajsh dhe ndonjëherë natën ëndërroj fanellën bardhezi. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Është një fanellë historike, që ka fituar gjithçka. Është skuadra më e fortë në Itali, kështu që është një emocion i veçantë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb