TIRANË

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji deklaron se Landi Muharremi është denoncuar në 2015 me emër dhe mbiemër duke përmendur dhe nofkën e tij “Rrumi”. Në një postim në “Facebook” Salianji shkruan se autoriteti i shtetit është vënë përfund nga lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.

Sipas tij, “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë çdo përfaqësues të PD në komisione duke lënë bosh shumicën e komisioneve në ish-Bashkinë Sukth në vitin 2015!

POSTIMI I SALIANJIT
Autoriteti i shtetit është vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar.
Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individë me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama.
Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administrate publike.

Parimi është i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër.
Sot konflikti është mes bandave që mbështesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkoje eliminim fizik!

Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë çdo përfaqësues të PD në komisione duke lënë bosh shumicën e komisioneve në ish-Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese! Pas zgjedhjeve si shpërblim Bert Hoxha u emërua administrator i Njësisë Sukth si shpërblim për vjedhjen e votave!

Prandaj është imediate ndëshkimi i gangsterëve me pushtet, se s’ka asnjë rrugë tjetër për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin! Prandaj gangsterët marrin guximin të ngrenë dorën ndaj punonjësve publikë! Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do t’i shtypim bandat dhe mafien që po i pinë gjakun Shqipërisë dhe po e bëjnë të pabanueshme për qytetarët!

Salianji Fb

Salianji Fb(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb