Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim dhe po kërkohet intensivit nga policia e Athinës, pas shkeljes së lejes së marrë nga burgu i Agios Stefanos duke mos u kthyer më.

Shqiptari mësohet se nuk është kthyer në burg pasi skadimit të lejes së rregullt 6 ditore që i ishte dhënë.
Ai ndodhet në burg që prej vitit 2019 pas një vendimi të Gjykatës të Apelit të Janinës, sipas të cilit është dënuar me 15 vjet e 6 muaj burg dhe 50 mijë euro gjobë për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb