Shqipëria i ka dorëzuar autoriteteve turke një 50-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Lartë e Stambollit me 10 vjet heqje lirie.

Policia e Shtetit njoftoi se është ekstraduar nga Shqipëria në Turqi shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç.

Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb