Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të kërkuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Shqiptari është ndaluar teksa kthehej në atdhe për të festuar Pashkët. Ai është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave të policisë greke në Kakavijë. Ai rezultoi i dënuar nga Gjykata Njëanëtarëshe e Apelit në Athinë më 12 vjet heqje lirie për grabitje dhe vjedhje të rëndë.

Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: