Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit “JAD”, u kap Kastriot Marku, banues në Kurbin, i dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qenieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.


47-vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Operacioni i drejtuar nga Europol ku bën pjesë edhe Shqipëria, u bë falë një pune të mirëorganizuar policore. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qenieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.


Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme. Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: