VLORË

Një i dënuar me 15 vite burg është vënë sot në pranga nga Policia e Vlorës. Ai është Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha të Vlorës.

Sipas policisë, 31 vjeçari ka qenë i  shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe për “Grup të strukturuar kriminal”.

Dhjetë vite më parë, Sandër Likaj është kapur nga Policia italiane  me një gomone të ngarkuar me  lëndë narkotike, ndërsa gjatë aksionit u bë e mundur shkatërrimi i një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 italianë. Pikërisht ishte ky rast, i cili pas hetimeve të specilaizuara u faktua se 31-vjeçari ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni i koduar “Lapardhaja” Kapet i kërkuari, i dënuar me 15 vite burg. Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Shigjetat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat u kap në banesë, në fshatin Lapardha. shtetasi:

Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë. 31 vjeçari ka qenë i  shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me  lëndë narkotike cannabis sativasi ku është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga  9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë. Në atë periudhë ndaj shtetasit  Sandër Likaj  filloi procedimi penal,  ku më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit  rezultoi  se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë  u bë  shpallja në kërkim e tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: