TIRANE-Një i dënuar ka humbur sot jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Burime nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije për “BalkanWeb” se pas ndihmës së nevojshme mjekësore në spitalin e burgut, i dënuari është transportuar në QSUT, ku ka ndërruar jetë në reaminacion pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
“BalkanWeb” mëson se viktima është Zef Kola, i dënuar me 22 vite burg me akuzën e vrasjes.
Mësohet se Kola vuante prej disa kohësh nga tromboza. Ndërkohë burime nga policia sqarojnë për “BalkanWeb” se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën Zef Kola.
(BalkanWeb)