Policia e Krujës ka arrestuar një 62-vjeçar të shpallur në kërkim për drogë. Burime zyrtare thanë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u bë e mundur kapja e shtetasit me inicialet M. M., banues në Qerekë, Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2017, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: