BERAT

Një shtetas i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 4 vite burg për prodhim të lëndëve narkotike ka rënë në prangat e policisë.  Mësohet, ndër të tjera se shtetasi me iniciale E.H 30 vjeç banues në Çorovodë, ishte i dënuar  nga Gjykata e Apelit Vlorë me 4 vite burg dhe ndaj rezultonte në kërkim.

Ndërkohë një 74-vjeçar me iniciale V.Y, banues në Ura Vajgurore ka rënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

“Falë bashkëpunimit me qytetarët bien në prangat e policisë dy shtetas. Arrestohet një shtetas që mbante armë pa leje, si dhe kapet një person në kërkim i dënuar me 4 vite burg  për prodhim dhe shitje të narkotikëve.  Si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë për të goditur paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet,  Specialistët e Seksionit për Krimet mbi bazën e informacioneve të marra bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit : V.Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’, pasi gjatë kontrollit në  banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.

Gjithashtu po nga  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: E.H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar,  pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb