Policia ka arrestuar një 24-vjeçari i dënuar më 4 vite e 8 muaj burg, ndërsa ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Burime zyrtare nga policia e Fushë-Krujës pohuan se në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u ndalua shtetasi me inicialet M.S., banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: