KAKAVIJË- Një shtetas grek është arrestuar sot në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Gazetarja Brikena Metaj raportoi për ‘BalkanWeb’ se ky shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte dënuar në Poloni me 8 vjet burgim për veprën penale ‘Mashtrim me pasoja të rënda’.


Mësohet se ndalimi i tij është bërë rreth orës 16:00.
(ed.me/BalkanWeb)