Policia Kombëtare Spanjolle ka arrestuar në aeroportin e Manises një 43 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga autoritetet belge për dhënie informacionesh për kryerjen e një vrasjeje. Dhe ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë.

Arrestimi ndodhi rreth orës 20.30 të së enjtes kur agjentët e caktuar në postën kufitare në aeroportin e Manises mësuan për mbërritjen me një fluturim nga Shqipëria, në të cilin po udhëtonte një burrë i cili kishte një Urdhrin Evropian të Paraburgimit dhe Dorëzimit (OEDE ) në fuqi lëshuar nga autoritetet belge, për dhënie informacioni për kryerjen e një vrasjeje.

Menjëherë është vendosur një pajisje për lokalizimin dhe ndalimin e tij, pasi ai mund të tentonte të hynte në Spanjë me dokumentacion fals. Agjentët e gjetën burrin teksa po përgatitej të kalonte kontrollin e pasaportave. Pas marrjes së masave për identifikimin e plotë të tij, ai u arrestua si autor i dyshuar i krimeve të përkatësisë në organizatë kriminale, vrasje dhe sulm me plagë të rënda.

Në janar 2022, i arrestuari tashmë, anëtar i një organizate të rrezikshme kriminale të armatosur, u dha vrasësve të tij informacione për një burrë. Sipas fakteve të dëshmuara, bashkëpunimi i tyre ka lejuar që të qëllohet ky viktimë kur ai do të hynte në shtëpinë e tij në Belgjikë. Për këtë arsye ai u dënua në vendin belg me dënim të përjetshëm.

I arrestuari tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare për të nisur procedurat për dorëzimin pranë autoriteteve belge. Aty e pret një dënim me burgim të përjetshëm./Levante.emv/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb