Policia e Tiranës ka arrestuar një person pas të dhënave nga inteligjenca policore, se posedonte armë zjarri.

Blutë njoftojnë se i arrestuari, Vladimir Këndella rezulton i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.

Nga kontrollet në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ekol“

Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet poseduesi i saj.

Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.

Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Vladimir Këndella, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb