Një shqiptar u arrestua nga policia malazeze, ndërsa rezulton i kërkuar nga autoritetet ligjzbatuese franceze.

Oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi gjatë kontrollit kufitar në pikën kufitare Sukobin (Muriqan), kanë ndaluar shtetasin shqiptar F. S, për të cilin ka një urdhër-arresti nga Franca.

Shqiptari është dënuar me 3 vjet burg nga gjykatat franceze me akuzën e vjedhjes dhe vjedhjes me anë të mashtrimit në mënyrë të organizuar dhe të dhunshme. “Vendimi është dhënë nga Gjykata Penale në Grasse të Francës”, tha Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, referuar ndalimit të shqiptarit.

Ky i fundit pritet të përballet me gjyqtarin hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricës, për të vijuar më pas me procedurat, nëse do të ekstradohet drejt Francës ose jo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb