ELBASAN

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Osman Xherri, 56 vjeç, lindur në Librazhd e banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Brescia/Itali e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb