Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës ishte dënuar ne Itali, Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në Prokurori.

i mbërriti në adresën e Bashkisë dhe menjëherë ai vendosi t’i përgjigjej kërkesës, sepse sikurse këmbëngul nuk ka asnjë arsye ti fshihet hetimit.

“Jam i qetë dhe pres vendimin e institucioneve. Kam zbatuar detyrimin ligjor. Zyrtarish jam informuar me 16 shtator nga prokuroria”, tha ai. Mësohet se kryebashkiaku i depozitoi shenjat në Institutin e Policisë Shkencore.

Partia Demokratike i kërkoi më 10 shtator Prokurorisë verifikimin e Babanit, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

Mark Babani
Mark Babani

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vaut të Dejës, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:
1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-, thuhej në deklaratën e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi më 10 shtator.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: