DURRËS

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë ”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, as informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar R.T., 25 vjeç, banues në Durrës.

25-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb