Një shtetas shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi, ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në zemër.
Sipas mediave italiane, Idrizi, me origjinë shqiptare, 38 vjeç, rezulton i dënuar më parë për drogë.
Sipas hetimeve fillestare, viktima ka shkuar me disa shokë në Tavullia, 2 bashkatdhetarë të tjerë, i armatosur me shkopinj dhe hekura, për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh. Debati ka nisur për shkak të refuzimit të familjes tjetër për të paguar.
Në vendin e ngjarjes përveç grushteve dhe shkelmave, u përdorën dhe hekurat dhe çekiçët. Katër persona të tjerë të përfshirë në përleshje pësuan lëndime, ndërkohë që nuk është arrestuar asnjë person deri më tani.
(BalkanWeb)