TIRANE

Deputeti më i ri i Kuvendit Ylli Shehu ka patur një raport disi të vështirë dhe jo shumë korrekt me ligjin e  dekriminalizimit.


Menjeherë pas miratimit të këtij ligji në Kuvend në vitin 2016, të gjithë deputetët dhe funksionarët e lartë depozituan pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizmit. Asokohe deputeti Shehu, nuk kishte pasqyruar në formular vendimin gjyqësor të formës së prerë të 29 marsit 2007, ku dënohej për kontrabandë mallrash, me 200 mijë lekë gjobë. Pas verifikimeve, Prokurorja Rovena Gashi iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkoi ndërprerjen e mandatit të deputetit Shehu.



Nga KQZ, mësohet se Shehu bëri plotësimet e nevojshme pak më vonë, e për pasojë nuk u mor asnjë vendim për ndërprerjen e mandatit.

Kjo eksperiencë siç duket e bëri Ylli Shehun më të përgjegjshëm në plotësimin e formularit të dekriminalizmit, para zgjedhjeve politike të vitit 2017, kur kandidoi me LSI-në, duke u renditur i nënti në listen e kandidateve për tiranën.
Në formular ai e kishte paraqitur vendimin e vitit 2017 e për pasojë nuk pati problem të vijonte garën elektorale.

Edhe në formularin e dytë që paraqiti po pranë KQZ-së më 1 mars 2019, për të marrë mandatin e deputetit, pas dorëheqjes së Floida Kërpaçit, Shehu kishte pranuar se ishte dënuar marsin e 2017-s për kontrabandë.

(BalkanWeb)