LEZHE

Një 55-vjecar është arrestuar nga policia në Mirditë, pasi ishte në shpallur në kërkim. Në pranga ka përfunduar Kol Rregji.


Ndaj 55-vjecarit, Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e dënimit me 4 vite burg për ”Kultivim të bimëve narkotike”.


Njoftimi i Policisë:


Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar: Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga  Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.

Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara  bimë narkotike cannabis sattiva.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb