Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurimit arrest në burg për Laert Haxhiun
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Masat janë marrë në lidhje me Masakrën e Lushnjes dhe deklarimet e Artan Tafanit.
Laert Haxhiu u dënua nga Gjykata e Apelit më 24 prill 2024, si autor i masakrës së Lushnjës ku humbën jetën dy të rinjtë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.