TIRANE

Një 41-vjecar italian është arrestuar nga policia në Rinas, pasi është dënuar me burg në Francë me akuzën e mashtrimit. Në pranga ka përfunduar  i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Francës.

Policia bën me dije se ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.

Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.

(d.d/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb