“Kam probleme shëndetësore, kam nevojë për trajtim spitalor”. Kjo është kërkesa e Arbër Çekaj të dënuar për trafik kokaine.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Arbër Çekaj i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme te Burgjeve dhe Ministrit të Drejtësisë që ta dërgojnë në spitalin e burgjeve për trajtim mjekësor për shkak problemeve shëndetësore.

Çekaj i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane është izoluar ne regjimin 41 biss ose siç njihet burgu i egër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb