Melanie Brown, e njohur nga të gjithë si “Mel B”, i ka dhënë fund një martesë abuzive para disa vjetësh dhe pas saj, mbeti thuajse pa asgjë. Ajo u largua nga Kalifornia për t’u kthyer në shtëpinë e nënës së saj në Leeds, në veri të Anglisë. 48-vjeçarja thotë se megjithëse grupi i dikurshëm ishte për “fuqizimin e vajzave”, ajo kishte mbetur “e pafuqishme” prej situatës që kaloi në jetën e saj private.

Brown tashmë ka arritur të blejë sërish një shtëpi të sajën, edhe pse nuk mendonte se do t’ia arrinte dot ndonjëherë. Vendimi për rikthimin në Britani erdhi bashkë me atë të ribashkimit të grupit “Spice Girls” për një turne në stadiume në vitin 2019.

Megjithëse koncertet kishin fitim, Brown thotë se fitimet e saj i shpenzonte në fatura ligjore dhe pagesa për ish-bashkëshortin Stephen Belafonte, i cili, sipas saj, ishte një njeri abuziv.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një intervistë për BBC, Mel B tha: “Nuk ishte vetëm abuzimi emocional dhe fizik, por dhe ai financiar. Unë nuk e dija sa para kisha dhe u detyrova të kthehem për të jetuar me nënën. Ajo u gëzua që, më në fund, u ndava prej tij, por unë kisha humbur besimin te njerëzit dhe te vetja”.

Mel B dhe ish-bashkëshorti, Stephen Belafonte, arritën një marrëveshje private ndarjeje në vitin 2017, si edhe finalizuan divorcin një vit më vonë.

Si pjesë e marrëveshjes, Brown duhet të paguante Belafonte-n me shumën e plotë e 350 mijë dollarëve, plus 5 mijë dollarë në muaj për shpenzimet e vajzës së tyre, Madison.

Mel B, tanimë kërkon të sensibilizojë gra të tjera për atë që ka kaluar. Ajo është fejuar tashmë me të dashurin, Rory McPhee, prej vitit 2022, dhe kanë në plan të martohen në Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: