I akuzuari për ngacmim të të miturit Aleks Ago e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në këtë situatë.
Ai ka thënë para trupit gjykues se 15 vjeçarin nuk e ka ngacmuar, por pretendon se e ka ndihmuar, për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë 5 vite me parë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanëeb se Ago ka thënë se kanë njohje të largëta familjare dhe duke i ditur problemin, është munduar t’i afrohet për ta ndihmuar qoftë me lekë apo ushqime.
Do të jetë prokuroria që do të hetojë në vazhdimësi mbi rastin për të zbardhur gjithë ngjarjen.
(Balkanweb)