Një 64-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dhëndrin e tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet P. D., banues në Kavajë.
Ai dyshohet se ka plagosur dhëndrrin e tij, pasi ky u fundit dyshohet se i dhunonte të bijën.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në përfundim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. D., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), bashkëshortin e vajzës së tij, shtetasin L. D., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
L. D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, pasditen e djeshme, nuk ka kallëzuar për rrethanat dhe autorin e plagosjes.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Dhuna në familje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.