Gazetari Telnis Skuqi reagon pasi i dhunuan në shtëpi bashkëshorten. Ndonëse ngjarja është ende nën hetim dhe policia pritet të zbardhë ndodhinë në familjen e gazetarit në Gjirokastër, ky i fundit kërkon që të vendoset drejtësi, pasi sipas tij, agresorja që i dhunoi gruan e i terrorizoi fëmijët është ende e lirë.

REAGIMI I PLOTE
Kaq shumë i ka verbuar urrejtja njerëzit, sa janë të gatshëm të trokasin në derë ku jeton dhe më pas të sulmojnë një grua në sytë e dy fëmijëve të vegjël, sepse këtë të drejtë ta jep rilindja.

Jo vetëm kaq, por agresorja jo vetëm që nuk është ndaluar (pasi ka kryer një dhunë me paramendim), por është lënë në gjykim të lirë, pavarësisht se ka konsumuar disa vepra penale.

E para: Ka dhunuar me paramendimin nënën e fëmijëve të mi.

E dyta: Ka shkelur privatësinë e familjes sime.

E treta: Ka traumatizuar dy fëmijët e mi etj.

Sinqerisht nuk gjej fjalë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: