Një person është gjetur ditën e sotme i plagosur në rreth rrotullimin e Shëngjinit në Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se ky person, i moshës rreth 30 vjeç, në momentin e gjetjes ka pasur fraktura në pjesën e kokës.

I riu është dërguar menjëherë në Spitalin e Lezhës, dhe më pas është transferuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërsa policia ka nisur verifikimet.

Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lenë pa ndjenja pranë rrethe rrotullimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: