Hakan Calhanoglu i dhuroi Interit barazimin në ndeshjen e Kupës ndaj Milanit (1-1), me një gol shumë të bukur. Mesfushori turk, në një postim në rrjetet sociale, kërkoi mbështetjen e tifozëve për sfidën e kthimit.
“Ishte vetëm ndeshja e parë. Jam i lumtur që kam shënuar, por tani kemi nevojë për mbështetjen tuaj për ndeshjen e kthimit. Forza Inter”- shkruajti ai.