Jurgen Klopp është një nga trajnerët më të mirë të botës. Ky nuk ëhstë një “zbulim”, por pasi udhëhoqi Liverpool drejt triumfit në Champions League, shumë prej klubeve të tjerë më të mëdhenj të Europës ëndërrojnë ta kenë atë në pankinën e skuadrave të tyre. Për këtë arsye, Liverpool nuk do t’i lejojë vetes asnjë suprizë dhe sipas mediave angleze kërkon ta “blindojë” Jurgen Klopp.

Nintchdbpict000494637182 E1559514300587
Nintchdbpict000494637182 E1559514300587

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet britanike, “Reds” kanë gati ofertën e re, që zgjat me dy vjet të tjerë kontratën e teklnikut. Aktualisht, Klopp është i lidhur me Liverpool deri në vitin 2022. Me kontratën e re që do t’i vendoset në tavolinë për të firmosur, trajneri gjerman do të rriste ndjeshëm përfitimet e tij financiare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb