DIBËR-Një banesë në një fshat të Dibrës është djegur plotësisht, duke lënë në qiell të hapur një familje. Ngjarja është regjistruar sot në fshatin Guri i Zi, në njësinë administrative Arras, rreth orës 18:30. Pas ndërhyrjes së policisë, me ndihmën e banorëve të fshatit u bë e mundur izolimi i flakëve.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se banesa i përket shtetasit G.T, dhe si pasojë e zjarrit ajo është djegur plotësisht. Të njëjtat burime pohuan se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sakaq, mësohet se vajza e të zotit të banesës, shtetasja O.T, rreth 17 vjeçe sipas deklarimeve të komshinjve në momentin e ngjarjes është larguar e frikësuar dhe është fshehur.

Policia po vijon kontrollin përreth zonës për gjetjen e saj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e rënies së zjarrit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: