Pasi dy persona ende të paidentifikuar i dogjën makinën, ka reaguar gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër Andri Ymeri. Në një prononcim për mediat ai tha se zjarrëvënia ka lidhje me detyrën e tij. Pak pas marrjes në pyetje nga policia Ymeri pohoi për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Senad Nikshiqi se: “Nëse kam qenë unë objektivi ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”.

Mes të tjerash ai theksoi se në punën e tij gjyqtari është i përgatitur për çdo gjë.

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Ne duhet të jemi të përmbajtur dhe çfarë kisha për të thënë, i thashë në polici. Normalisht që ngjarja ka lidhje me detyrën, por unë nuk tërhiqem. Nëse kam qenë unë objektivi, ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, tha gjyqtari.

Ka qenë ora 23:48 e mbrëmjes së kaluar kur papritur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” që ndodhej i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër dhe pasi e kanë lyer atë me lëndë djegëse benzinë, i kanë vënë flakën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: