ELBASAN- Servisi i automjeteve në pronësi të një 37-vjeçari është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Pronari rezulton të jetë shtetasi Elton (Kastriot) Kila, banues në lagjen “Qemal Stafa”, i cili është arrestuar vetëm 5 ditë më parë gjatë aksioneve të befasishme të policisë së Elbasani në lokale dhe akse rrugore.

Sipas policisë Kila, u ndalua u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nisur nga e kaluara e pronarit, policia e Elbasanit po heton pas zjarrvënies për konflikte të mëparshme të tij ose prishje pazaresh. Flakët e rëna sot në servis e 37-vjeçarit në lagjen “Skënderbej” në Elbasan shkrumbuan disa prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb