Ruben Saraiva, autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars për të parë vendimin e gjykatës se çfarë do të ndodhë me masën e sigurisë përfundimtare ndaj tij.

Avokati, Kujtim Cakrani, ka folur duke sqaruar se ka marrë në dispozicion të gjithë dokumentet për të pare se çfarë ka gjetur prokuroria. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se prokuroria ka sjellë fashikullin e saj me dosjen.

Avokati tha se nuk ka prova ndaj klientit të tij, por vetëm dyshime të prokurorisë pasi në rast të kundërt do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim. Ai vazhdon të mohoje akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb