TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për çështjen e kalimit të oqeanit. Ndërsa Rama e pyeti nëse “me dasht e kapërcen oqeanin”, Berisha tha se merr ftesa ccdo muaj por se nuk udhëton për qëllime zyrtare askund.

“Edi na thuaj zonja Basha ka opsione ose aksione në Bankë, off shore. Na thuaj si shkove me bisht në shalë në Berlin.
Kur unë largova nga aktiviteti, nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo që më ka ardhur për arsye më së shumti përfaqëson zgjedhës në parlament, por më së shumit është person privat. Kam marrë ftesa nga përtej oqeanit më shumë ftesa se askush tjetër. Por iu jam përgjigjur se nuk mundem pasi nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike por veten time. Çdo muaj marr ftesa dhe marr por e kam të vendosur se nuk udhëtoj për qëllime zyrtare as kurrkund. Të më teket kur të më teket, Edi Rama me SHBA-të kam arritur atë që s’mund ta arrish dot ti kurrë.
Kanë qenë republikanë, kanë qenë demokratë nuk ia kam thënë turp i qytetërimit siç i ke thënë ti Trump dhe pastaj jep 20 mln dollarë për ta takuar. Kam qëndruar në pozicionin me dinjitet të çdo shqiptari”, deklaroi Berisha.

Por kryeministri ka këmbëngulur sërish në pyetjen e tij.
“Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA-të. Dhe nga ana tjetër duke menduar se si ta japësh përgjigjen pa dhënë përgjigje, the unë nuk dal më jashtë shtetit për arsye pune. Por ti jo vetëm del jashtë shtetit, por merr për krahu Fatmir Mediun dhe shkon në Bundestag dhe nuk lë llaf pa thënë. Unë të pyeta ti me dasht e kalon dot Oqeanin apo jo?”, tha Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb