SHBA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar e Zërit të Amerikës gjatë vizitës së saj në SHBA ku ka folur për situatën politike por edhe për politikanët shqiptarë që iu janë refuzuar vizat nga SHBA.


Por e papritur ka qenë pyetja drejtuar zonjës Kryemadhi për nënkryetarin e LSI-së, zotin Petrit Vasili. Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “sipas burimeve tona nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi. Ajo tha se nuk e beson dhe se nëse ka një njeri pa probleme është ai. Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.


Gazetarja: Znj. Kryemadhi në Kosovë dhe në vendin tuaj ambasada Amerikane po përdor mosdhënien e vizave si një masë ndëshkimore për zyrtarë të korruptuar. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se ka rreth 170 politikanë shqiptar që i janë refuzuar vizat, është prekur LSI-ja nga kjo?


Kryemadhi: Nuk di të kem ndonjë informacion, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ambasadën Amerikane për çdo politikanë të korruptuar dhe për pjesëtarët e LSI-së që është pjesë e kësaj liste dhe mendoj që është një nga gjërat më të mira, ne e kërkuam dhe Vetting-un në politikë, ku ne si LSI kemi ngritur komisione Vetting-ut brenda në parti, mendoj që politika shqiptare duhet të pastrohet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e errët e çdo kandidati.

Gazetarja: Sipas burimeve tona, nënkryetari i LSI-së Z. Petrit Vasili është refuzuar viza, mund ta konfirmoni ju këtë gjë?
Kryemadhi: Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim. Ajo që dua të them është që në çdo rast, çdo ndarje e informacionit në raste të tilla me ambasadën amerikane dhe me LSI-në ne do të jemi të gatshëm, por mos harrojmë vetëm një gjë që z. Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë me z. Lu përsa i përket Reformës në Drejtësi dhe ka qenë një nga njerëzit, i cili ka nxitur dhe ka realizuar përfundimin e komisionit AD-HOC të Reformës në Drejtësi në Shqipëri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb