Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi që pati dje me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Isa Mustafën e LDK-së i ka falënderuar për solidaritetin që kanë treguar në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes një postimi në “Facebook” Meta thekson se i ka uruar krerët e këtyre partive për partneritetin e tyre për krijimin institucioneve të reja qeverisëse.

“Dje në Prishtinë falënderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb