“Miss Universe Albania”, e etiketuar në media si “Gangsterja e Elbasanit”, ka pushtuar mediat së fundi duke u shndërruar në “personazhin” kryesor të kronikës për shkak të të fejuarit të saj, Leonard Duka. Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të tërheqë për hetim të gjitha dosjet e të kërkuarit Duka, person i shpallur në kërkim pas vrasjes së ish-policit, Santjago Malko.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Leonard Duka është pronari i lokalit ku dyshohet se u thur plani për vrasjen e ish-policit Malko. Ndër dosjet që Prokuroria ka tërhequr për të verifikuar të gjitha veprimtaritë kriminale të tij, rezulton të jetë edhe ajo e prillit 2019, kur forcat e posaçme operacionale kanë marrë informacion se në katin e 12-të të një pallati pranë Medresesë ndodhej një grup personash të armatosur dhe ndërhynë duke arrestuar Leonard Dukën e tre persona të tjerë.

Në fashikuj është e zbardhur edhe dëshmia e Trejsi Sejdinit, e cila rezulton të jetë e dashura e tij dhe ditën e operacionit, më 8 prill 2019, është gjetur në banesën e tij. “BalkanWeb” siguron dëshminë e Trejsi Sejdinit asokohe, e cila ka rrëfyer për grupin hetimor të gjitha veprimet e saj atë ditë. “Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale, shtetasja Trejsi Sejdini, e cila është e dashura e shtetasit Leonard Duka dhe u gjet në banesën e tij në kohën që kanë shkuar punonjësit e Policisë.

Ajo ka shpjeguar veprimet e kryera prej saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Dukën, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj. Kur ka shkuar në banesën e tij, ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin. Sa ka hyrë në banesë, ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin, pasi ndihej e lodhur. Në mëngjes, rreth orës 08:00, ka qenë në gjumë, nuk e ka ndier Leonardin kur është ngritur, po ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur Policia për kontroll.

Ajo nuk kishte dijeni në lidhje me fishekët e gjetur në banesën e Leonardit, armën e zjarrit të gjetur jashtë pallatit dhe sende të tjera”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, sipas të njëjtit burim. Kujtojmë që kjo ngjarje e distancoi Trejsin nga rrjetet sociale, por ajo u kthye në maj me disa foto të nxehta, që nga mediat u komentuan “si festë e saj” pas lirimit të të dashurit nga burgu.

Me të brendshme të bardha dhe duke tymosur cigare, Trejsi vendosi të shfaqej mjaft e kuruar pas telasheve me të dashurin, i cili ra në pranga bashkë me tre personat e tjerë si kokë e grupit të kokainës “Duka” në Tiranë, i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Më pas, mediat shkruanin se i dashuri ishte liruar, që do të thoshte se Trejsi i rikthehej jetës së lumtur me udhëtime dhe blerje super të shtrenjta që ai i bën. Ajo i injoroi komentet për fotot e nxehta të atyre që i bënë për daljen nga burgu të të dashurit pas një operacioni të bujshëm, duke mos thënë asgjë në lidhje me faktin që u përfol dhe ajo në shkrimet për këtë çështje.

Në dosjen e ardhur nga Gjermania, me kod “ZF/13-442 AL” dhe në 7 raportet e SHISH-it për vitin 2018, në skedën ”Leonard Duka dhe Grupi” u bashkëngjit edhe emri Trejsi Sejdini, si e dashura e tij, pjesë përfituese e trafikut të drogës, faktuar kjo lidhje e të dyve edhe me një foto, të publikuar në “Instagram” nga vetë “gangesterja e Elbasanit” ditën e Shën Valentinit, më 14 shkurt 2019.

Trejsi Sejdini u bë e famshme pas një rrahjeje publike që i bënë një shokut të tyre të gjimnazit në Elbasan, ndërkohë që më pas imazhi publik i saj u “zbut”, pasi u shpall edhe “Miss Universe Albania”.

Trejsi bëri përshtypje në postimet online me detajet nga jeta e saj luksoze, siç ishte ky Shën Valentin kur çifti zgjodhi ta shijojë nga Bali. Si asnjëherë më parë, Trejsi publikonte një foto me partnerin e saj, të cilën e fshiu vetëm pas pak minutash. Për djalin në fjalë u tha se ajo ka një lidhje prej disa vitesh dhe se tani lidhja ishte konsoliduar edhe më shumë. Në rrjetet sociale në Tiranë ai njihej si biznesmen, ndaj dhe të dy e kanë luksin që të bëjnë një jetë superluksoze.

Prej disa muajsh, ata bashkëjetonin në një nga zonat më elitare të Tiranës, ndërsa në lidhje me luksin e saj, ajo ra në sy fillimisht për orën e dorës, e markës “Audemars Piguet”, që kushton plot $63,998. Ndërsa në ‘story’- n tjetër, ajo postoi një video ku shihej me të dashurin e saj, ndërsa shkruante: “E dua BAE-n time”, duke pohuar kështu se ai është mbështetësi dhe siguruesi i të mirave materiale.

Pas shpalljes në kërkim të Dukës, Trejsi i ka çuditur të gjithë me situatën. Vetëm pak orë pas lajmit, ajo bëri një postim në “Instastory”, ku shkruan: “Divat nuk bëjnë drama, ne bëjmë biznes”. (Panorama)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: