Një i ri shqiptar është arrestuar në aeroportin e Amsterdamit, pasi i ka shpërthyer valixhja dhe i kanë fluturuar jashtë eurot që kishte me vete.

Mediet e huaja raportojnë se ka rënë në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet për pastrim parash. Ka qenë stafi i aeroportit që ka njoftuar me urgjencë policinë, kur kanë parë se nga valixhja e shqiptarit po dilnin eurot.

Nga kontrolli, atij i janë gjetur në valixhe një shumë prej 50 mijë eurosh, për të cilat nuk dha shpjegim bindës se si i kishte siguruar.

  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb